World's Last Chance
A New World Order  
  Bible Prophecies
 
ARTICLES
RESOURCES
FOR YOU
SHORT STUDIES
SUBSCRIBE TO OUR UPDATES
Nature Power
Back  
A New World Order Send to a Friend Image of The Beast Print
Read it in the following languages 
FONT SIZE
If you are unable to read this file, then Click Here to download fonts.
 
 
We highly recommend that you also read the Next & Last Pope article after this article
Shansi i Fundit i Botës Një Rend i Ri Botëror pritet të fillojë: A jeni gati për të?
 


  • SH.B.A. dhe papati e dëshirojnë atë
  • Krijimi i tij do të pushtojë botën
  • Eshtë parashikuar 2000 vjet më parë
  • Si të mos biem viktimë e tij
  • “Papa Gjon Pali II bëri thirrje në ditën e Vitit të Ri të enjten duke kërkuar… krijimin e një rendi të ri botëror.” 2 janar 2004, The Christian Post

    “Kjo është një ide e madhe: një rend i ri botëror … vetëm Shtetet e Bashkuara kanë si pozicionin moral, ashtu edhe mjetet për t’a mbështetur atë.” Ish-Presidneti Xhorxh Bush, fjalimi drejtuar kombit, 29 janar 1991
    In this article:

    Bota jonë së shpejti (brenda disa vitesh dhe jo dekadash), do të përballet me një krizë botërore, e cila do të shënojë fundin e saj. Meqënse njerëzit në të gjithë botën duhet të jenë të përgatitur, ne jemi duke e çuar këtë mesazh në shumë vende, me shpenzime dhe sakrifica të mëdha.

    Për ata që guxojnë të vazhdojnë të lexojnë, Shansi i Fundit i Botës mund të tingëllojë si qesharak, ose i papërgjegjshëm, sepse natyrisht që ju shpresoni për paqe dhe begati në botë dhe sigurisht jo një krizë universale që përfshin të gjithë botën duke i dhënë fund asaj .  

    Ne jemi perpjekur të parashikojmë reagimin dhe pyetjet tuaja dhe do të fillojmë këtë udhëtim në të ardhmen duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve tuaja ndërsa ju tregojmë se pse kjo botë është duke vështruar shansin e fundit të saj !

    Bibla si udhërrefyes

    1. Kush janë njerëzit që e kanë shkruar këtë artikull?

    Ne jemi një grup i vogël njerëzish të përhapur të të gjithë botën, të cilët e konsiderojnë Biblën si ligjin tonë të vetëm. Pasi i kemi kushtuar kohë të mjaftueshme studimit të saj, veçanërisht kapitujve që i referohen të ardhmes sonë, ne e kemi kuptuar se duhet t’ju tregojmë atë që kemi mësuar. Kjo njohuri ka kaq shumë rëndësi sa që ne jemi të gatshëm të durojmë vështirësi dhe sakrifica, të japim edhe jetën, për t’u vënë atë në dispozicion. Forca të fuqishme janë duke punuar shumë për t’a fshirë këtë informacion.

    2. Pse e merrni Biblën kaq seriozisht? 

    Fillimisht ne nuk e morrëm Biblën kaq seriozisht, derisa u mahnitëm kur zbuluam sesa e saktë është. Ajo është kaq e saktë, saqë edhe parashikimet e bëra disa mijëra vjet më parë ndodhën në ditën për të cilën u parashikuan, gërmë për gërmë. Kjo na ka bërë që të arrijmë në përfundimin se pas Biblës qëndron një Zot që di gjithshka, i cili nuk është i kufizuar në kohë dhe e njeh fundin që prej fillimit.

    Ne gjithashtu kemi mësuar se Krijuesi ynë na do aq shumë saqë Ai ka përgatitur një vend për ne në qiell. Megjithatë, meqënse ne jemi të infektuar prej sëmundjes së mëkatit dhe tani nuk jemi të aftë për të jetuar me Zotin në qiell, Zoti përgatiti një kurë për sëmundjen e mëkatit.   

    Ne nuk do t’a kishim marrë Biblën kaq seriozisht nëse Zoti nuk do të na kishte treguar një kontroll dhe njohuri të plota mbi të ardhmen. Kjo zotësi është e shfaqur më qartë në dy libra: Danieli në Dhiatën e Vjetër dhe Zbulesa në Dhiatën e Re.

    Profecitë e përmbushura të Biblës.

    3. Jepni një shembull të një parashikimi të përmbushur në Bibël.

    Në librin e Danielit, kapitulli 2, Zoti i tregoi në një ëndërr mbretit të Babilonisë se nga koha e tij deri në fund të kohërave, bota do të përjetojë vetëm katër perandori botërore. Historia ka vërtetuar se ajo që Zoti parashikoi është ajo që ndodhi me të vërtetë. Katër perandoritë ishin, Babilonia (605 p.e.s.-538 p.e.s.), Medo-Persia (538 p.e.s.-331 p.e.s.), Greqia (331 p.e.s.-168 p.e.s.), dhe Roma (168 p.e.s-476 p.e.s.). Ai më tej zbuloi se Roma do të ndahej në dhjetë territore dhe se fundi i kohërave do të vijë në kohën e këtyre territoreve. Historia ka vërtetuar saktësinë e fjalës së Zotit. Në vitin 476 e.s., Roma u nda në dhjetë kombe prej të cilëve u shfaq Europa e ditëve të sotme.

    Për më tepër, Zoti tregoi tiparet e veçanta të çdo mbretërie, të tilla si mënyra në të cilën do të merrnin pushtetin dhe mënyra në të cilën do të rrënoheshin dhe karakteristikat kryesore të çdo qeverie. Shihni Danieli 7 dhe 8.Në to jepen aq shumë hollësi sa që një student i ndershëm i historisë dhe i Biblës nuk mund të mos arrijë në përfundimin se ekziston një Zot në qiell i cili sundon mbi botën tonë.

    4. Cili është qëllimi i profecive të Biblës?

    Qëllimi i profecive është që të na paralajmerojnë mbi kriza në të ardhmen. Për shembull, Zoti e paralajmëroi Noan për përmbytjen e ardhshme, Abrahamin dhe Lotin për shkatërrimin e qyteteve të Sodomës dhe Gomorës dhe i tregoi Moisiut për katastrofat e Egjiptit. Të gjithë ata duhet t’i bindeshin paralajmërimit me besim. Këto ngjarje u shkruan për të na mësuar se ajo që Zoti parashikoi ndodhi me saktësi ashtu siç u tha prej Tij. Prandaj, ne nuk mund të lejojmë që të mos marrim parasysh ndonjë prej profecive të Tij që ende duhet të permbushen pasi ato shërbejnë si paralajmërime që, nëse ne u bindemi, do të na mbrojnë prej krizave.

    Kështu që profecitë e Biblës shërbejnë për një qëllim të dyfishtë -- për të vendosur në mendjen tonë ekzistencën e Zotit që është në kontroll të të gjitha ngjarjeve dhe për të na paralajmëruar për një situatë të rëndë.

    Një paralajmërim i frikshëm dhe solemn

    5. A ka ndonjë paralajmërim profetik në Bibël që ende duhet të përmbushet?

    Në fakt, paralajmërimi profetik më solemn ende duhet të përmbushet. Sot, nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa të kuptojmë këtë profeci, sepse disa ngjarje janë duke ndodhur me shpejtësi njëra pas tjetrës, duke treguar përmbushjen e shpejtë të saj.

    6. Më tregoni në lidhje me paralajmërimin profetik më solemn që pritet të përmbushet .

    “Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet, do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit. Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj. Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.” Zbulesa 14: 9-12.

    Ky paralajmërim i frikshëm përshkruan dy grupe njerëzish. Grupi i parë paralajmërohet që të mos adhurojnë bishën dhe figurën e saj, gjë që i bën që ata të marrin damkën e bishës, ndërsa grupi i dytë konsiderohet pozitivisht ndërsa zbatojnë urdhërimet e Zotit. Për më tepër, përshkrimi i ardhjes së dytë të Krishtit pason drejtpërdrejt këtë paralajmërim. Prandaj, ne e dimë se ky është paralajmërimi i fundit që na jepet përpara ardhjes së dytë të Krishtit.

    7. Si mund t’i shmangem adhurimit të bishës dhe figurës së saj dhe marrjes së damkës së saj?

    Pyetje e mirë. Në mënyrë që t’i përgjigjemi asaj na duhet të identifikojmë bishën,figurën e bishës dhe damkën e bishës. Eshtë mjaft logjike të presupozojmë se Zoti nuk do të na paralajmëronte në lidhje me qënie të tilla të rrezikshme pa na ndihmuar që t’i identifikojmë ato në një mënyrë të sigurtë. Zoti ynë i dashur nuk do të na lërë në dyshime, kur është në loje fati ynë i përjetshëm. Atëherë, nuk ka dyshim se ne do të gjejmë një përshkrim të bishës dhe figurës së saj në kapitullin e mëparshëm, ku jepen shumë shenja për të zbuluar identitetin e tyre.

    Identifikimi i bishës

    8. Si e përshkruan Bibla këtë bishë?

    “Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë, që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë, dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie. 2 Dhe bisha që pashë i ngjante një leopardi; këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh. 3 Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës. 4 Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?. 5 Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj. 6 Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell. 7 Dhe iu dha t`u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t`i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb. 8 Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës… 16 Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, 17 dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj. 18 Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.” Zbulesa 13: 1-8, 16-18.

    9. Fragmenti i mësipërm është plot simbole. Si mund t’a kuptoj unë atë?

    Ne duhet të lejojmë që Bibla të interpretojë vetë simbolet e saj. Ne duhet të presim që Zoti, për përfitimin tonë, na ka zbuluar brenda në Bibël kuptimin e këtyre simboleve. Prandaj, ajo që na nevojitet është pak kujdes në studimin për të gjetur interpretimin e tyre në Bibël. Nëpërmjet një metode të tillë, ne shmangim çdo supozim dhe spekullim njerëzor.

    Në fakt Bibla e dënon supozimin dhe spekullimin njerëzor sepse “asnjë profeci…nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.” 2 e Pjetrit 1:20. Bibla i përshkruan vetë simbolet e saj. Për shembull, libri i Zbulesës përmban 404 vargje. Prej këtyre 404 vargjeve, 278 gjenden pothuajse fjalë për fjalë në libra të tjerë në Bibël, ku shpjegohet kuptimi i tyre.

    Prandaj, ju inkurajojmë të bëni siç bereasit në Bibël (shihni Veprat e Apostujve 17:10, 11) dhe çdo mesim t’ia nënshtroni provës së Shkrimeve të Shenjta. Pasi, kushdo që do t’a studjojë Biblën me lutje, duke dëshiruar të mësojë të vërtetën, në mënyrë që t’i bindet asaj, do t’i kuptojë Shkrimet e Shenjta. “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse… vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.” Gjoni 7:17.

    10. Cilat simbole duhet të zbulojmë për të indentifikuar bishën dhe damkën e saj?

    Ekzistojnë shumë simbole për bishën: gjithsesi, ne do të mjaftohemi me ato që janë të nevojshme për të identifikuar bishën. Këto simbole janë 'bisha', 'dragoi', 'deti', 'dyzet e dy muaj', dhe 'blasfemi'.

    Bisha : Në profecinë e Biblës, bisha është një simbol i një mbreti ose i një mbretërie. “Këto kafshë të mëdha, që janë katër, përfaqësojnë katër mbretërKafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt…” Danieli 7:17, 23. Me këtë bishë, ne jemi duke studjuar një mbretëri të veçantë, sepse ajo nuk është vetëm një forcë politike, por edhe fetare, sepse njerëzit ‘adhuruan bishën’ Zbu. 13:4.

    Dragoi : Sipas Biblës, dragoi është një emër tjetër për Satanin, atin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve, dragoi i madh… quajtur djall, edhe Satan,mashtron gjithë dheun.” Kjo do të thotë se kur Satani i dha “fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh” bishës, ne mund të presim që bisha të sillet në të njëjtat mënyra të këqija dhe mashtruese si Satani. Kështu që, shumë mashtrime do të gjenden në veprimet e bishës. Zbu. 12:9; 13:2

    Deti : Në profecinë e Biblës, deti është simbol i një turme të shumë popujve të ndryshëm. “…Ujërat … janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.>Zbu. 17:15. Kështu që, kjo mbretëri ose pushtet i veçantë doli nga deti, duke nënkuptuar se erdhi nga një vend i botës që ishte mjaft i populluar me kombe të ndryshëm njerëzish.

    Dyzet e dy muaj : Kjo periudhë është e barabartë me tre vjet e gjysmë (42 pjestuar me 12 muaj). Dhe Bibla është shkruar mbi bazën e kalendarit hebraik ku çdo vit hebraik ka 360 ditë (30 ditë për çdo muaj). Kështu që tre vjet e gjysmë dhe dyzet e dy muaj të dy janë të barabartë me 1260 ditë. Arsyeja se pse po i ndryshojmë muajt në numrin e barabartë të ditëve të tyre është se kur Zoti bëri profeci në kohë, Ai shpesh e barazoi një ditë me një vit “…domethënë dyzet ditë, për çdo ditë do të mbani fajin tuaj një vit, gjithsej, pra, dyzet vjet...” “Kam vënë mbi ty një ditë për çdo vit ”Numrat 14:34;Ezekieli 4:6.

    Prandaj, dyzet e dy muajt profetikë nënkuptojnë një periudhë prej 1260 vjetësh gjatë të cilave bishës iu dha një “gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi” dhe do te “bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t`i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb”Zbu. 13:5, 7. Kjo nënkupton se gjatë kësaj periudhe bisha do të blasfemojë, do të persekutojë të krishterët dhe do të ketë autoritet të madh.

    Blasfemi : Në Bibël, blasfemia përshkruhet në dy mënyra. Mënyra e parë është kur një person pretendon të jetë Zoti ose përfaqësuesi i Tij. “…Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi” Gjoni 10:33. Kështu që bisha, kjo forcë dhe mbretëri fetaro-politike, ka blasfemuar kundër Zotit duke pretenduar të jetë në vend të Zotit në tokë. Mënyra e dytë për të kryer blasfemi është duke dhënë falje (duke pretenduar se fal mëkatet e të tjerëve). “Pse vallë ky po flet blasfemi ? . Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?” Marku 2:7.

    Bisha, kjo forcë dhe mbretëri fetaro-politike, ka blasfemuar kundër Zotit jo vetëm duke zënë vendin e Tij në tokë, por gjithashtu duke pretenduar ritin e faljes. Nuk ka dyshim pse bisha ka “emrin e blasfemisë” dhe flet “blasfemi kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij” ; kjo sepse bisha pretendon të ketë pushtetet që janë prerogative vetëm e Zotit. Zbu. 13:1, 6.

    Nëntë shenja kryesore

    Pasi lejuam që Bibla të zbulojë kuptimin e vetë simboleve të saj, tani mund të nënvizojmë nëntë shenjat kryesore identifikuese të bishës për të përcaktuar se cila forcë në histori i përmbush këto tipare. Këto nuk janë shenjat e vetme identifikuese: ka shumë të tilla të tjera në Bibël. Ne shpresojmë që kjo përmbledhje e shenjave identifikuese do t’ju çojë në kërkimin në Bibël për të gjetur të tjera.

    1.   Bisha kombinon pushtetin fetar dhe atë politik në të njëjtën kohë, “ata adhuruan bishën …” Zbu. 13:4.

    2 . Bisha erdhi në pushtet në një zonë mjaft të populluar të botës, “Unë… pashë të ngjitej nga deti një bishë” Zbu. 13:1.

    3. Bisha e mori pushtetin dhe autoritetin e saj nga Satani, kështu që mund të presim që historia e saj të përmbajë mjaft mashtrime , “dragoi i dha asaj [bishës] fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh” Zbu. 13:2.

    4.   Bisha sundoi pa mëshirë duke patur hegjemoni (zotërim) absolut për 1260 vjet. Kjo periudhë duhet të ketë një pikë të qartë fillimi dhe mbarimi me 'plagën vdekjeprurëse'. “Iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj” “Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje.” “Dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb”Zbu. 13:5, 3, 7.

    5.   Bisha i persekutoi të krishterët gjatë 1260 viteve. “Dhe iu dha t`u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t`i mundë” Zbu. 13:7.

    6. Bisha do të shërohet plotësisht prej 'plagës vdekjeprurëse' të saj dhe bota u mrekulluar pas saj, “por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës” Zbu. 13:3.

    7.  Bisha kishte një 666 të mistershme që identifikon pozicionin dhe emrin e tij, “le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë” Zbu. 13:18.

    8. Bisha blasfemon duke pretenduar se është Zot dhe duke dhënë falje (pushteti për të falur mëkatet e të tjerëve).

    9. Bisha bëri pretendime të tjera me blasfemi, duke ndërmarrë veprime që janë prerogative të veçanta të Zotit . “Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi” Zbu. 13:5.

    I dashur lexues, cila forcë në histori i përmbush të gjitha shenjat identifikuese? Për ata që janë të ndershëm në zemrën e tyre, ka vetëm një përgjigje: Kisha Katolike Romake. Kisha Katolike Romake është bisha, për të cilën Zoti, prej dashurisë së tij për ne, është duke na paralajmëruar. Q ëllimi i këtij artikulli nuk është për të sulmuar katolikët romakë, por për të zbuluar të vërtetën në lidhje me sistemin katolik. Asnjë nuk duhet të ofendohet, por përkundrazi të inkurajohet për të kërkuar fakte dhe konfirmime.

    11. Ju lutemi mbështeteni këtë përfundim me prova dhe fakte historike.

    Le të përdorim çdo shenjë identifikuese për të parë sesi historia na tregon vetëm Kishën Katolike Romake.

    1. Kisha Katolike Romake kombinon në të njëjtën kohë pushtet fetar dhe politik:

    Shën Gjoni e pa këtë bashkim në një vegim profetik në lidhje me mbretërinë e katërt dhe të fundit të botës dhe e përshkroi atë si, “një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe” Zbu. 17:3.

    Në Bibël, një grua është simboli i një kishe, “por ashtu si një grua nuk është besnike ndaj burrit të saj, kështu ju keni qenë jobesnikë ndaj meje, o shtëpia e Izraelit, thotë Zoti.” “Sepse… ju fejova me një burrë, që t`ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë” Jeremia 3:20; 2 e Korintasve 11:2.

    Përveç kësaj, pranohet në mënyrë unanime në profeci se një bishë është një komb. Edhe në botën e sotme, kombet simbolizohen si bisha. SH.B.A. konsiderohet si një shqiponjë, Rusia ngjasohet me një ari dhe Kina mban imazhin e një dragoi.

    Shumë vjet më parë, Zoti i tregoi Danielit të gjitha perandoritë e botës deri në fund të kohës. Në vizionin e tij, Danieli pa bishën e fundit që ishte “ndryshe nga të gjitha të tjerat” Danieli 7:19. Por si mund të ishte ndryshe ? Sipas Zbuleses 17:3, siç u pa më sipër, kjo bishë (komb) do të ketë një grua (kishë) që e sundon atë.

    Sot, a ekziston ndonjë kishë dhe shtet që punojnë së bashku si një forcë e njohur në të gjithë botën? Njësia e vetme në botë që e ka arritur këtë është Kisha Katolike Romake.

    Papa katolik romak është udhëheqësi fetar absolut i mbi një miliard pasuesve në të gjithë botën.

    “Papa i Romës, si pauses i Pjetrit, është burimi dhe themeli i përhershëm dhe i dukshëm i unitetit si të peshkopëve, ashtu edhe të gjithë bashkësisë së besimtarëve.” Këshilli i Vatikanit II (1962-65)

    “Çdo klerik duhet t’i bindet Papës, edhe nëse ai urdhëron atë që është e keqe; sepse askush nuk mund t’a gjykojë Papën.” Papa Inocenti III (1198-1216)

    Në të njëjtën kohë, papa është mbret mbi kombin e pavarur të Qytetit të Vatikanit. Vatikani është një komb i veçantë sovran në miniaturë, megjithëse është brenda Italisë. Kështu që papati është një pushtet unik duke kombinuar pushtete fetare dhe civile.

    2. Kisha Katolike Romake erdhi në pushtet në një zonë mjaft të populluar të botës:

    Kjo ilustron në mënyrë të përsosur Kishën Katolike Romake ndërsa ajo u ngrit në pushtet mes forcave dhe kombeve të ndryshëm të Europës.

    3. Historia e Kishës Katolike Romake është plot mashtrime:

    Katolikët e informuar janë gati për të konfirmuar falsifikimet si mënyrë jetese për papët. Hans Kung, një prift katolik dhe teolog që ishte këshilltar i Këshillit të Dytë të Vatikanit (1962-1965), deklaroi se që në shekullin e pestë, papët “në mënyrë të vendosur i zgjeruan pushtet e tyre me falsifikime të qarta.Kisha Katolike: Një Histori e Shkurtër (përkthyer nga John Bowden), f. 61

    Një nga shembujt më të mirë është dokumenti Dhurimi i Konstantinit, që daton në 30 mars 315 e.s., të cilin Kisha Katolike Romake e falsifikoi për të zgjeruar pushtetin dhe autoritetin e saj. Nëpërmjet këtij dokumenti të rremë, Papa Stefani III në shekullin e tetë bindi Pepinin, mbretin e Frankëve, se territoret e Lombardëve i ishin dhënë Kishës Katolike Romake prej Konstantinit. Kjo bëri që Pepini të luftonte Lombardët dhe të pushtonte qytetet për papen. Më 1440, ky dokument u vërtetua se ishte i rremë nga një ndihmës i papës i quajtur Lorenzo Valla, megjithatë papë pas pape nuk kanë pranuar kurrë këtë falsifikim. Deri më sot, në pagëzimoren e Shën Gjon Lateranit në Romë gjendet një mbishkrim që mban gjallë këtë dokument të falsifikuar .

    Papa bën thirrje për një rend të ri botëror:

    “QYTETI I VATIKANIT (AP) -- Papa Gjon Pali II bëri thirrje në ditën e Vitit të Ri të enjten duke kërkuar përsëri… krijimin e një rendi të ri botëror mbështetur në respektin për dinjitetin njerëzor dhe barazinë mes kombeve.” E enjte, 1 janar 2004 Botuar: 9:21 AM EST (1421 GMT)  

    “Tipari mbizotërues i të gjithë sistemit të Anti-Krishtit -- Rendi i Ri Botëror -- është mashtrimi haptazi. Në fakt, ata që shkruajnë mbi Rendin e Ri Botëror mburren për mashtrimet e planifikuara të tyre, sepse me arrogancë besojnë se shumica e madhe e popullsisë së botës është idiote dhe dembele për të ditur se ç’farë është më e mira për ta. Vetëm Planifikuesit e Rendit të Ri Botëror e dinë se ç’farë është më e mira për botën dhe ata kanë vendosur se mund të arrijnë qëllimet e tyre vetëm përmes mashtrimit me dashje të masave të shkreta.” Bill Cooper, “Shihni një Kalë të Dobët ” f.49

    4. Kisha Katolike Romake sundoi pa mëshirë për 1260 vjet duke patur zotërim absolut mbi kombet e tjerë. Kjo periudhë ka një pikë të qartë fillimi dhe një 'plagë vdekjeprurëse' në mbarimin e saj :

    Kisha Katolike Romake e mori plagën vdekjeprurëse të saj më 1798 kur [Papa Pius VI] u burgos në Francë me urdhër të Napoleonit.

    “Më 1798 Gjenerali Berthier hyri në Romë, hoqi qeverinë papale dhe krijoi një qeveri laike.”  Enciklopedia Britanike, botimi i 1941

    Pasi kemi percaktuar se mbarimi i profecisë është viti 1798, duke shkuar pas 1260 vjet, mbërrijmë në vitin 538 e.s. Që papati të përmbushë këtë shenjë identifikuese, një ngjarje e rëndësishme duhet të ndodhë më 538 e.s. për të shënuar fillimin e periudhës prej 1260 vjetësh.

    Provat historike tregojnë se më 533 e.s. Perandori romak Justiniani e pranoi supremacinë fetare të papës si 'krye' të të gjitha kishave në lindje dhe në perëndim të Perandorisë Romake. Megjithatë, vetëm në vitin 538 e.s. kur papati u çlirua me të vërtetë prej kundërshtarit të tij të fundit arian, ostrogotët (të cilët në atë kohë sundonin Italinë), papa u shfaq si figura kryesore në Perëndim. Kështu që, më 538 e.s. u përgatit skena për ngjitjen graduale, por të vazhdueshme të papatit .

    “Vigilius...u ngjit në fronin papal (538e.s.) nën mbrojtjen ushtarake të Belisariusit.” Historia e Kishës së Krishterë, Vell. 3, f. 327

    Ndërsa papati u rrit në pushtet, ai nënshtroi jo vetëm pasuesit e tij, por gjithashtu sundimtarët dhe mbretërit e Europës. Për këtë qëllim, papët nxorrën disa urdhëra papalë për të forcuar autoritetin e tyre mbi mbretërit e Europës:

    “Eshtë funksioni i papatit që të ketë nën këmbët e tij mbretërit dhe perandorët .”J.H. Ignaz Dollinger, Papa dhe Këshilli , (Londër), f. 35

    “Kini frikë, atëherë, prej zemërimit tonë dhe bubullimave të hakmarrjes sonë; sepse Jezus Krishti na ka emëruar ne [papëve] me gojën e tij gjyqtarë absolutë të të gjithë njerëzve; dhe vetë mbretërit i nënshtrohen autoritetit tonë.” Papa Nikolas I (858-867 e.s.)

    Në urdhërin papal të Papës Gregori XI, që daton më 1372 e.s., të titulluar In Coena Domini, papa deklaroi sundimin papal mbi të gjithë botën e krishterë, laik dhe fetar dhe çkishëroi të gjithë ata që nuk i bindeshin papës dhe nuk i paguanin atij taksa. Ky urdhër papal u konfirmua prej papëve të mëvonshëm dhe më 1568 e.s., Papa Pius V u betua se ky do të mbetej një ligj i përjetshëm.

    Një shfaqje praktike e deklarimit të mësipërm ishte trajtimi nga Papa Gregori VII më 1077 e.s. i Mbretit Henri IV, Perandor i Gjermanisë. Kur mbreti u duk se nuk po respektonte autoritetin e papes, papa e çkishëroi atë dhe e rrëzoi prej fronit. Henri vendosi të bëjë paqe me papën dhe kapërceu Alpet në mes të dimrit në shenjë përuljeje. Kur mbërriti në kështjellen e papës, Henrit iu desh të priste lejen për t’u takuar me papën në oborrin e jashtëm, zbathur, me kokë zbuluar dhe i veshur me rrecka. U desh që mbreti të agjëronte dhe të pranonte mëkatet për tre ditë, përpara sesa të merrte faljen prej papës.

    Sot, kjo deklaratë supremacie mbi udhëheqësit e botës vazhdon të mbahet prej papatit:

    “Hirësia i Parë [papa i Romës] nuk gjykohet nga askush tjetër. Eshtë e drejta e vetë Papës së Romës që të gjykojë…ata që mbajnë funksionet më të larta civile në një shtet…Nuk ka asnjë apel apo veprim kundër një vendimi ose dekreti të Papës së Romës.” Kodi i Ligjit Kanonik (Paulist Press, 1985), ft. 951, 271

    5. Kisha Katolike Romake persekutoi të krishterët gjatë periudhës 1260 vjeçare:

    Gjatë kësaj periudhe të historisë (të njohur gjithashtu si Mesjeta), Kisha Katolike Romake pati një ndikim të fuqishëm në Europë dhe çdo shtetas duhej të ishte katolik romak. Çdo gjë tjetër përveç nënshtrimit të plotë ndaj papës ndëshkohej me torturë ose vdekje. Kjo bëri që sistemi katolik romak të ishte një prej feve më persekutuese në botë, sipas Vikarët e Krishtit: Ana e Errët e Papatit, nga Peter de Rosa, f. 180

    “Për deklarim të besimit në kundërshtim me Kishën e Romës, historia rregjistron martirizimin e më shumë se njëqind milionë njerëzve.” Lexime të Shkurtra të Biblës, f. 16

    “Ne duhet t’a rendisim Inkuizicionin… mes njollave më të errëta në historinë e njerëzimit.” Will Durant, Historia e Qytetërimit , vëll. 4 , f. 78

    “Fakti që Kisha e Romës ka derdhur më shumë gjak të pafajshëm sesa çdo institucion tjetër që ka ekzistuar ndonjëherë mes njerëzimit nuk do të vihet në dyshim nga asnjë protestant që ka njohuri të plotë të historisë. Eshtë e pamundur që të krijohet një koncept i plotë i masës së viktimave të saj dhe është mjaft e sigurtë se asnjë forcë imagjinate nuk mund t’i kuptojë siç duhet vuajtjet e tyre.” W. E. H. Leeky, Historia e Ngritjes dhe Ndikimit të Shpirtit të Arsyetimit në Europë, Vëll. 2:32, botimi i 1910

    Në Enciklopedinë Katolike, Vëll 12, faqja 266, lexuesi do të gjejë një artikull të gjatë që përshkruan autoritetin e Kishës Katolike Romake në ndëshkimin e 'heretikëve', krimi i vetëm i të cilëve ishte se ata ishin besimtarë të krishterë që i besonin Biblës.

    6. Kisha Katolike Romake do të shërohet plotësisht prej 'plagës vdekjeprurëse' të saj dhe e gjithë bota do të mrekullohet pas saj:

    Kur Papa Pius VI vdiq në robëri në Francë më 1799, bota priti që Kishës Katolike Romake t’i vinte fund. Megjithatë, Zoti na kishte thënë rreth 2000 vjet më parë se bisha do të shërohej prej plagës vdekjeprurëse të saj. Këtu njoftohet prej New York Times sesi u shërua bisha, papati:

    “PLAGA VDEKJEPRURESE SHEROHET: Romë, 7 qershor.--Nga ora 11 këtë mëngjes ekziston një Shtet tjetër i pavarur dhe Sovran në botë. Në këtë kohë Kryeministri Musolini… shkëmbeu me Kardinalin Gaspari, Sekretarin e Shtetit Papal, që përfaqëson Papën Pius XI, ratifikimet e traktateve të nënshkruar në Pallatin Lateran më 11 shkurt. Nëpërmjet atij akti të thjeshtë u krijua Shteti i pavarur dhe sovran i Qytetit të Vatikanit.”   NewYork Times, 7 korrik 1929

    San Francisco Chronicle raportoi si më poshtë për ‘rimëkëmbjen’ e papatit:

    “Musolini dhe (Kardinali) Gaspari nënshkruajne paktin historik…Shërojnë plagët e shumë viteve.” San Francisco Chronicle, 7 korrik 1929

    A nuk ‘mrekullohet’ bota sot pas papatit, siç u parashikua në Bibël?

    “Mënyra më e mirë për të nderuar Papën Gjon Pali II, me të vërtetë një prej njerëzve më të mëdhenj,është që të marrim seriozisht mësimet e tij; të dëgjojmë fjalët e tij dhe të praktikojmë fjalët dhe mësimet e tij këtu në Amerikë . Kjo është një sfidë që duhet t’a pranojmë.” Presidenti Xhorxh W. Bush, 21 mars 2001

    Papa Gjon Pali II është një prej udhëheqësve moralë dhe shpirtërorë më të mëdhenj të këtij shekulli.” Billi Graham në Saturday Evening Post, janar-shkurt. 1980

    “Unë e admiroj me të vërtetë Papën Gjon XXIII. Unë mendoj se ai solli një epokë të re në botë”. Billi Graham, Chicago Tribune, 8 qershor 1963

    “Papa Gjon Pali II feston meshën në ambient të hapur në spanjisht për mbi një milion njerëz në qytetin e Meksikos.” New York Times, 25 janar 1999

     “Natën e të mërkurës ndërsa Ati i Shenjtë eci me Zëvendëspresidentin Gore në tapet… për të hipur “Bariu I” dhe për t’u kthyer në Romë, njerëzit qanë, tundën shami dhe brohoritën “Gjon Pali II, ne ju duam!”...Ishte një vizitë e shkurtër, por shumë prekëse dhe e fuqishme e Papës në St. Louis.” 28 janar 1999 (EWTNews)  

    “Nuk ka asnjë dyshim se Pali VI, së bashku me Gjonin XXIII dhe Gjon Pali II, do të kujtohen si tre Papët më të mëdhenj të Paqes, pionierë të një trashëgimie monumentale të Kishës Katolike në Epokën e Re.” Robert Muller, ish-Ndihmës-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

    7. Kisha Katolike Romake ka numrin e mistershëm 666 :

    Titulli zyrtar i papës është “Vicarius Filii Dei”, që i përkthyer është, “Përfaqësues i Birit të Zotit”. Për t’a konfirmuar, gazeta katolike Vizitori Ynë i së Dielës i 18 prillit 1915 shkroi: “Fraza e gdhendur në Kurorën e Papës është si më poshtë: ‘Vicarius Filii Dei’”. Meqënse në latinisht disa gërma kanë vlera numerike, ne mjafton t’i shtojmë ato për të marrë numrin 666.

    8. Kisha Katolike Romake blasfemon duke deklaruar se është Zot dhe duke dhënë falje:

    Ne mbajmë në këtë toke vendin e Zotit të Plotfuqishëm.” Papa Leo XIII, në një letër Enciklike, që daton më 20 qershor 1894

    “Papa është jo vetëm përfaqësuesi i vetëm i Jezus Krishtit, por ai është Jezus Krishti, i fshehur nën një veshje mishi.” Catholic National, korrik 1895

    “Por mësuesi suprem në Kishë është Papa i Romës… [që] kërkon…nënshtrim dhe bindje të plotë të vullnetit… si vetë Zoti .”Papa Leo XIII, Letrat e Mëdha Enciklike, f. 193

    “Duket se Papa Gjon Pali II tani sundon mbi Kishën kudo nga vendi i tij në kryqin e Krishtit. Marrë nga një artikull të titulluar, “Peshkopi i Aucklandit thotë se Papa sundon nga kryqi” AUCKLAND, Zelanda e Re, 20 SHTATOR 2004, Zenit.org

    “Me të vërtetë, nuk është shumë të thuhet se përsa i takon absolutizmit të funksionit të tyre priftërinjtë janë po aq sa zotat.” Papa Innocent III

    Kisha Katolike Romake krijoi një 'treg' të madh në tokë për një lloj të veçantë malli, për të cilin ajo nuk kishte asnjë konkurrent dhe kërkesë të pashtershme. Ajo deklaroi se kishte të drejtën për të shitur hirin e Zotit, veprimin falas të Tij të faljes, për mëkatarët. Deri më sot, ky pushtet blasfemues, ruan pushtetin për të falur mëkatet.

    “Ky autoritet gjyqësor do të përfshijë edhe pushtetin për të falur mëkatet.” Enciklopedia Katolike Vëllimi 12, -fjala “Papa”, f. 265

    “Dhe vetë Zoti është i detyruar të respektojë gjykimin e priftërinjve të tij dhe të falë ose të mos falë, në përputhje me atë nëse ata nuk pranojnë të japin faljen, duke ditur se i penduari ka aftësinë për t’a marrë faljen.” Dinjiteti dhe Detyrat e Priftit, f. 27, Nju Jork: Benziger Brothers, Printers to the Holy Apostolic See, 1888

    9 Kisha Katolike Romake bëri deklarata të tjera blasfemuese duke marrë përsipër veprime që i përkasin vetëm Zotit:

    Këtu janë disa shembuj të deklarimeve dhe mësimeve blasfemuese të Kishës Katolike Romake:

    “Prifti ka pushtetin e çelësave ose pushtetin për t’i çliruar mëkatarët nga ferri, për të bërë që ata të meritojnë të shkojnë në qiell dhe për t’i ndryshuar ata prej skllevër të Satanit në bij të Zotit. Dhe vetë Zoti është i detyruar të respektojë gjykimin e priftërinjve të tij… Zoti sovran i universit e ndjek shërbëtorin vetëm duke konfirmuar në qiell gjithshka që këta të fundit vendosin në tokë.”  Liguori, “Detyrat dhe Dinjitetet e Priftit”, ft. 27, 28

    “Kështu prifti mundet, që në njëfarë mënyre, të quhet krijuesi i Krijuesit të tij, meqënse duke thënë fjalët e tij të shenjtërimit, ai krijon, si të ishte Jezusi në shenjtërim, duke i dhënë atij një ekzistencë të shenjtë dhe krijon atë si një viktimë për t’iu ofruar Atit të përjetshëm…Pushteti i priftit është pushteti i personit qiellor; pasi shndërrimi i bukës kërkon po aq fuqi sa edhe krijimi i botës.” Shën Bernadinë i Sienës

    “Priftërinjtë janë shpëtimtarët e botës.” Shën Xheromi

    Përsa u përket veprimeve blasfemuese të saj, Kisha Katolike Romake ka kryer veprimin me blasfemues të të gjithave. Ajo ndryshoi vetë ligjin e Zotit - Dhjetë Urdhërimet. Ajo guxoi të anullonte urdhërimin e parë dhe të dytë, pasi dënoi praktikat dhe ritualet e saj. Edhe më keq, ajo e ndryshoi ditën e adhurimit në Urdhërimin e Katërt nga e shtuna në të dielën. Kjo u bë megjithëse Zoti i dha Adamit këtë urdhërim të përjetshëm në krijim dhe na konfirmuar ne se “Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t`i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime” Psalmet 89:34 .

    Dhjetë Urdhërimet janë pjesa e vetme e Biblës që u tha prej zërit të Zotit në prani të një asambleje. Dhe për t’u siguruar se Moisiu nuk do të harronte asnjë gërmë, Zoti i shkroi ato vetë me gishtin e tij dhe ia dha ato Moisiut. “Këto fjalë [Dhjetë Urdhërimet] tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj… dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri …” Ligji i Përtërirë 5:22.

    Krishti theksoi më tej palëvizshmërinë e Dhjetë Urdhërimeve kur tha se “Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.” Luka 16:17. Dielli ndriçon në qiej dhe toka e fortë në të cilën qëndroni janë dëshmitarët e Zotit dhe ligji i tij është i pandryshueshëm dhe i përjeteshëm. Megjithëse ato mund të mbarojnë, parimet hyjnore do të mbeten. Krishti konfirmoi më tej “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka” Mateu 5:17 , 18.

    Kisha Katolike nuk ka turp që ka ndryshuar ditën e adhurimit. Në fakt, ajo është krenare për këtë veprim dhe e konsideron atë si 'shenja' e saj e autoritetit dhe superioritetit mbi kishat dhe fetë e tjera.

    “Sabati, i njohur më mirë si dita e ligjit, u ndryshua në ditën e Zotit. Këto dhe të tjerat nuk kanë pushuar për shkak të udhëzimeve të marra prej Krishtit (pasi ai vetë thotë, unë nuk kam ardhur të shkatërroj ligjin, por t’a përmbush atë), por për shkak të autoritetit të kishës ato janë ndryshuar.” Kryepeshkopi i Rexhos, Predikimi mbi 1-18-1562, Mansi XXIII, f. 526  

    “E diela është një institucion katolik dhe pretendimi i saj për shenjtëri mund të mbrohet vetëm prej autoritetit katolik...Në Shkrimet e Shenjta prej fillimit deri në fund ne nuk gjejmë asnjë tekst të vetëm justifikon transferimin e shërbimit të adhurimit publik nga dita e fundit në ditën e parë të javës.” Shtypi Katolik, Sidnei, 8-25-1900 

    “Askund në Bibël nuk thuhet se adhurimi duhet të ndryshohet nga e shtuna tek e diela. Fakti është se Kisha ekzistoi për disa shekuj përpara sesa Bibla iu dha botës. Kisha e bëri Biblën; Bibla nuk e bëri kishën.” Gjërat për të cilat pyeten katolikët , nga Martin J. Skot, 1927 ed, f. 136

    “Ne festojmë të dielën në vend të së shtunës, sepse Kisha Katolike e ka transferuar shenjtërinë nga e shtuna tek e diela në këshillin e Laodicesë në vitin 364 e.s.” Katekizmi i të Konvertuarve të Doktrinës Katolike, nga P. Geiermann, vepra e Papës Pius X, në 1-25-1910  

    Sipas Kishës Katolike Romake ‘e diela’ është shenja e tyre e veçantë dhe e mahnitshme e autoritetit.

    “E diela është shenja jonë e autoritetit. Kisha është mbi Biblën dhe ky transferim i adhurimit të Sabatit është provë e atij fakti.” Catholic Record,Londër, Ontario, 1 shtator 1923 

    Respektimi i të dielës prej protestantëve është një haraç që ata i paguajnë, pavarësisht prej vetvetes, autoritetit të Kishës (Katolike). Diskutim i Hapur në lidhje me protestantizmin e sotshëm,nga Monsignor Segur, p. 213

    “Por mendja protestante nuk duket t’a kuptojë se në. . .respektimin e të dielës. . . ata janë duke pranuar autoritetin e zëdhënësit të kishës, papës.” Vizitori i të Dielës Sonë, e përjavshme katolike, 5 shkurt 1950

    “Sigurisht që Kisha Katolike deklaron se ndryshimi ishte një veprim i saj… një shenjë e pushtetit dhe autoritetit të saj klerik në çështjet fetare.” Zyra e Kardinalit Gibons, nëpërmjet Kancelarit C. F. Thomas, 11 nëntor 1895

    Prej peshës së madhe të provave, mund të arrijmë në përfundimin e sigurtë se bisha e Zbulesës 13 dhe 14 është Kisha Katolike Romake dhe se damka e saj (damka e bishës) është respektimi i të dielës.

    Pse është kaq e rëndësishme kjo damkë? A keni nënshkruar ndonjëherë një dokument për të autorizuar ose konfirmuar vërtetësinë e tij? A e keni dhënë ndonjëherë ‘vulën e miratimit’ tuaj ndonjë veprimi? Kjo është e detyrueshme për çdo qeveri. Vetëm duke e nënshkruar një dokument mund të vërtetohet. Deklaratat qeveritare gjithnjë duhet të mbajnë një shenjë ose vulë zyrtare. Cilat janë tiparet e këtyre shenjave ose vulave qeveritare? Një shenjë ose nënshkrim zyrtar duhet të përfshijë tre tipare:

    • Emrin e zyrtarit  
    • Titullin e zyrtarit
    • Territorin ose sferën e autoritetit të tij

    Për shembull, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkruan një projekt-ligj për t’a shndërruar në ligj, ai duhet t’a nënshkruajë atë, Xhorxh Uashington (emri), President (titulli) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (territori). Çdo dokument duhet të nënshkruhet në këtë mënyrë për të qënë zyrtar dhe ligjor.

    Duke parë Krijuesin e Plotfuqishëm, ne e kuptojmë se ai ka një Mbretëri Qiellore. Dhe dokumenti që përmban ligjin e Mbretërisë së Tij është Dhjetë Urdhërimet. Duke parë drejtpërdrejt në mes tyre do të gjeni vulën e Zotit që jeton! sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin ...” Eksodi 20:11.

    Vini re tre tiparet e veçanta:

    • Emri :ZOTI (“ Unë jam Zoti, ky është emri im Isaia 42:8 )
    • Titulli:KRIJUESI ( “ZOTI krijoi )
    • Territori: QIEJT DHE TOKA ( qiejt dhe token)

    Duket qartë se vula e Krijuesit gjendet në urdhërimin e Sabatit në ligjin e Tij. Kjo është njohje e autoritetit të Tij si Krijuesi ynë. Kur ne e respektojmë Sabatin e Tij, ne jemi duke shprehur se e njohim Atë si Krijuesin tonë.

    Kur e respektojmë ditën e shenjtë që Zoti zgjodhi, jemi duke i deklaruar të gjithë botës se Krijuesi i universit është Zoti ynë. Djalli, “Luciferi” është duke sulmuar Sabatin, sepse ai dëshiron të adhurohet “si Shumë i Larti” Isaia 14:14 . Krijuesi kërkon adhurimin tuaj në ditën e Tij të shenjtë të Sabatit dhe Satani, duke u përpjekur që të jetë si Krijuesi, kërkon adhurimin tuaj të dielën e tij. Cilin do të zgjidhni?

    “shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj” Ezekieli 20:20.

    Identifikimi i figurës së bishës

    12. Atëherë cila është figura e bishës, të cilën Zoti na paralajmëroi të mos e adhurojmë?

    Për të qënë në gjendje që të identifikojmë figurën e bishës, fillimisht duhet të identifikojmë bishën me dy brirë që ndihmon në krijimin e figurës së bishës:

    “Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua. 12 Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse… 14 dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t`i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë. 15 Dhe iu dha t`i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin. 16 Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, 17 dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.” Zbulesa 13:11-12, 14-17.

    Bisha me dy brirë ka shenjat identifikuese të mëposhtme :

    1. Kjo bishë u shfaq rreth kohës që papati mori plagën vdekjeprurëse të tij më 1798, “një bishe tjetër që ngjitej Zbu. 13:11.

    2. Kjo bishë u ngjit nga deti, në krahasim me bishën e parë që u ngjit nga deti. Nëse 'deti' përfaqëson shumë njerëz dhe kombe, atëherë 'dheu' përfaqëson një rajon të populluar pak. Kështu, ky komb do të ngrihet nga një rajon me pak banorë.

    3. Kjo bishë ka dy brirë si të qengjit. Sipas Biblës, një bri përfaqëson pushtetin. “Ai kishte brirë…dhe aty fshihej fuqia e tij” Habakuk 3:4. Prandaj, ky komb kishte dy pushtete të veçantë, të ndarë prej njëri-tjetrit. Gjithashtu, qengji është simboli i Krishtit, kështu që mund të deduktojmë se ky komb u themelua mbi parime të pastra dhe fisnike të krishtera .

    4. Megjithatë, kjo bishë flet si një dragua; një komb 'flet' nëpërmjet autoriteteve legjislativë dhe gjyqësorë. Brirët 'si të qengjit' dhe 'zëri i dragoit' tregojnë një kontrast të fortë ndërmjet profesioneve paqësore dhe praktikave të këtij kombi.     

    I dashur lexues përsëri ju pyesim se cili komb i përmbush këto shenja identifikuese? Ka vetëm një përgjigje: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    1.  SH.B.A. u krijua rreth vitit 1798: Vetëm një komb u ngrit në pushtet në kohën e humbjes së pushtetit nga papati më 1798. Kjo profeci tregon drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara. SH.B.A. u organizua sipas Kushtetutës si një republikë federale më 1787 .

    2.  SH.B.A. u krijua në një tokë me popullsi të paktë: SH.B.A. nuk u krijua në Botën e Vjetër, e cila ishte plot me turmat e saj të shumta, por në Botën e Re, me banorët e saj të paktë.

    3. SH.B.A. ka dy pushtete të veçanta të themeluar mbi parimet e krishtera: SH.B.A. ka një formë të veçantë qeverisjeje, ku kisha dhe shteti gëzojnë liritë e garantuara nga Kushtetuta. Për shkak të këtij sistemi qeverisjeje, SH.B.A. është me të vërtetë një Republikë (një mbretëri pa mbret) dhe Protestante (kishë pa papë), ku të dy pushtetet janë krejtësisht të ndarë. Gjithashtu, cilësitë e saj si qengj e bëjnë SH.B.A. një vend strehimi për të persekutuarit dhe të shtypurit e shumë kombeve.

    “Krijuesi kërkon adhurimin tuaj në ditën e Tij të shenjtë të Sabatit dhe Satani, duke u përpjekur që të jetë si Krijuesi, kërkon adhurimin tuaj të dielën e tij. Cilin do të zgjidhni?”

    4.SH.B.A. flet si një dragua: Ligji thelbësor i SH.B.A.-së i shkruar në kushtetutën e tij garanton lirinë individuale të ndërgjegjes. Asnjë nuk është më e dashur apo më thelbësore. Megjithatë, SH.B.A. ka filluar tashmë dhe së shpejti do të anullojë çdo parim të Kushtetutës së saj. Dhe ajo që i jep rëndësi edhe më të madhe kësaj lëvizje është fakti se objekti kryesor është përforcimi i respektimit të së dielës.

    Veprime të tilla do të jenë drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e kësaj qeverie, me urtësinë e institucioneve të lira të saj, me Deklaratën e Pavarësisë dhe me Kushtetutën. Kushtetuta parashikon se “Kongresi nuk do të bëjë asnjë ligj duke respektuar krijimin e fesë ose duke ndaluar ushtrimin e lirë të saj” dhe se “asnjë test fetar nuk do të kërkohet si një kualifikim për ndonjë funksion ose detyrë publike në Shtetet e Bashkuara.”

    Mungesa e përputhshmërisë e veprimeve të tilla nuk është më e madhe sesa përfaqësohet në këtë simbol. Eshtë bisha me brirë si të qengjit - në dukje e pastër dhe jo e dëmshme - që flet si dragua. Thjesht duke vënë re atë që është duke ndodhur në lajme dhe në të kaluarën e afërt do të konfirmojë këtë përshkrim biblik.

    “Dhe unë e mbështes fuqishëm inicitivën e bazuar në besimin që jemi duke propozuar, sepse nuk besoj se shkel vijën ndërmjet ndarjes së kishës dhe shtetit dhe besoj se do t’a bëjë Amerikën një vend më të mirë.” Xhorxh W. Bush, duke iu referuar jo qartë Klauzolës së Krijimit, cituar nga Konrad Goeringer, AANEWS #889 (28 shkurt 2001) prej Ateistëve Amerikanë. Kjo deklaratë sulmon Kartën e të Drejtave të Kushtetutës që i ndalon qeverisë sonë “respektimin e krijimit të një feje.”  

    “Përparësitë tona janë besimi ynë.”
    Xhorxh W. Bush, Greensboro, Karolina e Veriut, 10 tetor 2000, cituar nga Jakob Weinberg, “Bushizmi i Plotë”

    “Mesazhi i qartë i shprehur nga administrata e re është se Amerika e Xhorxh W. Bush është një komb i krishterë dhe se jo të krishterët janë të mirëpritur në tendë përsa kohë që bien dakord të pranojnë statusin e tyre si një pakicë e toleruar dhe jo si shtetas plotësisht të barabartë.” Alan M. Dershowitz, në “Bushi fillon duke sfiduar Kushtetutën,” Los Angeles Times, 24 janar 2001  

    Profecitë që do të përmbushen së shpejti

    13. Eshtë e qartë se bisha me dy brirë është SH.B.A. Por cila është marrëdhënia ndërmjet SH.B.A.-së dhe figurës së bishës?

    Megjithëse SH.B.A. u themelua mbi parimet që kundërshtojnë papatin, sot ne vëmë re sesi SH.B.A. dhe Vatikani janë duke punuar më pranë së bashku për t’i bërë ndikimet e tyre më të forta. Bibla na thotë se një ditë, në të ardhmen jo shumë të largët, SH.B.A. do të miratojë një ligj duke u kërkuar shtetasve të saj dhe më pas gjithë botës që të adhurojnë bishën e parë, papatin . “Ajo [SH.B.A.] ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë [papatit] përpara saj dhe bënte që dheu [fillimisht në SH.B.A., më pas në botë] dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë [duke nderuar të dielën e papatit] , së cilës [1798] iu shërua plaga vdekjeprurëse [1929] … duke u thënë banorëve të dheut t`i bëjnë një figurë bishës [duke imituar papatin kur ajo përdori pushtetin civil për imponimin e dogmës fetare ] , që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë” Zbu. 13:12, 14.

    Së shpejti SH.B.A. do të anullojë liritë fetare të saj për të imponuar respektimin e të dielës (damkën e bishës). Kjo do të thotë se kishat protestante do të kontrollojnë qeverinë për të realizuar planet e tyre. Kur të ndodhë kjo, SH.B.A. do të ketë bërë një figurë të Kishës Katolike Romake, duke bashkuar kishën me shtetin. Atëherë SH.B.A. do të flasë “si një dragua” dhe do të ushtrojë “të gjithë pushtetin e bishës së parë” Zbu. 13:11, 12; ajo do të ketë të njëjtin shpirt të mungesës së tolerancës dhe persekutimi që u manifestua nga bisha e parë, papati.

    Kështu që, ndërsa liria fetare do të humbasë, persekutimi i pakicave që kundërshtojnë do të jetë i pashmangshëm dhe do të ketë një përsëritje të mungesës së tolerancës fetare të Mesjetës: “Dhe iu dha t`i japë një frymë figurës së bishës [miratimi i ligjeve të së dieles ] …edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës [duke nderuar të shtunën, jo të dielën] , të vriteshin. Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën [ata që nderojnë Sabatin e vërtetë nuk do të lejohen të blejnë dhe të shesin] ose emrin e bishës…” Zbu. 13:15-17

    Disa do të marrin damkën “në ballë” sepse zgjodhën të “besonin një gënjeshtër” 2 Selanikasve 2:11. Të tjerët, megjithëse të bindur se e diela nuk është Sabati i vërtetë, do të nënshtrohen për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës, duke marrë kështu damkën “në dorën e djathtë” që është simbol i punës.

    14. Që kjo të jetë e vërtetë duhet të ketë prova se papati tashmë është duke synuar ekzaltimin e të dielës në SH.B.A. dhe se protestantët e SH.B.A.-së (armiq historikë të Romës) kanë ndryshuar qëndrimin e tyre dhe janë duke shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në miratimin e ligjeve të së dielës. A ka prova të tilla?  

    Sot shumica e protestantëve kanë mendim të favorshëm ndaj papatit dhe kjo e ka trimëruar papatin që të kërkojë me agresivitet miratimin e legjislacionit për respektimin e të dielës:

    “Të gjithë amerikanët do të bëjnë mirë t’i dërgojnë peticione Presidentit dhe Kongresit në mënyrë që të bëjnë një ligj federal - një ndryshim në Kushtetutë nëse është i nevojshëm - për të rivendosur Sabatin (e rremë) si një Ditë Pushimi kombëtare. QARKU BINJAK KATOLIK, 25 gusht 1985, Artikulli “Heqja e së Dielës”

    “Në këtë mënyrë, parardhësi im Papa Leo XIIIfoli për pushimin e së dielës si një e drejtë e punëtorëve të cilën Shteti duhet t’a garantojë.” Papa Gjon Pali II-DIES DOMINI, 31 maj 1998

    “Prandaj…të krishterët natyrisht që do të përpiqen që legjislacioni civil të respektojë detyrën e tyre për t’a mbajtur të dielën të shenjtë. Në çdo rast, ata janë të detyruar në ndërgjegje që të marrin masa për pushimin e tyre të së dielës në një mënyrë që u lejon atyre të marrin pjesë në Eukristin, duke mos punuar dhe duke mos bërë veprimtari që nuk janë në përputhje me shenjtërimin e Ditës së Zotit …” Papa Gjon Pali II, DIES DOMINI, 31 maj 1998

    “…Të krishterët [kudo] duhet të kërkojnë njohjen e të dielave dhe të ditëve të shenjta të Kishës si festa ligjore .” Katekizmi i Kishës Katolike, botimi popullor dhe përfundimtar, 2000, par 2188

    Shumica e udhëheqësve protestantë në SH.B.A. janë gati të bëjnë paqe me katolikët:

    “Krerët e protestantëve amerikanë dhe kishave ortodokse lindore që u takuan me Papën Gjon Pali II të premten, përshëndetën diskutimin e tyre të parë gjithë-përfaqësues si një rast historik në rrugën drejt një uniteti më të madh… Hirësia Donald Xhons, një metodist i bashkuar dhe drejtor i departamentit të studimeve fetare të Universitetit të Karolinës së Jugut e quajti atë ‘takimi më i rëndësishëm ekumenik i shekullit.’ Hirësia Pol A. Krow, Jr. nga Indianapolis, punonjësi ekumenik i Kishës së Krishterë (Dishepujt e Krishtit), e quajti atë një ‘ditë të re në ekumenizëm’ duke filluar një të ardhmen në të cilën Zoti ‘është duke na bashkuar.’”  Montgomery Advertiser , 12 shtator 1987

    Billi Graham : “Unë kam zbuluar se besimet e mia janë në thelb të njëjta me ato të katolikëve romakë të vërtetë.” McCall’s, janar 1978. Ai, gjithashtu, e quajti Papën Gjon Pali II : “Udhëheqësin më të madh fetar të botës moderne.” Saturday Evening Post, janar-shkurt 1980

    Pol Krauc : “Unë jam duke e fshirë fjalën protestant prej fjalorit tim …Unë nuk jam duke protestuar ndonjë gjë… [ka] ardhur koha që katolikët dhe jo-katolikët të bashkohen si një në shpirt dhe në Zotin.” programi “Lavdëro Zotin”, Trinity Broadcasting Network, 17 tetor 1989

    Robert Shuler : “Ka ardhur koha që protestantët të shkojnë tek bariu [papa] dhe të thonë, “Ç’farë duhet të bëjmë për t’u kthyer në shtëpi?” Los Angeles Herald Examiner, 19 shtator 1987, faqja e fesë

    David Uells : “Nëse katolicizmi do të bëhet me katolik në të ardhmen, gjë të cilën unë e pres të ndodhë nën papën e tanishëm, atëherë ndryshimet teologjike do të bëhen më të mprehta, por aleancat tona me katolikët kundër kulturës laike mund të bëhen më të thella. Unë për vetë jam gati për këtë shkëmbim.”  Revista Përjetësia, shtator 1987

    J. L. Paker : “Mësimi karizmatik protestantë dhe katolik mbi jetën kristiane është identik përsa u përket të gjitha synimeve dhe qëllimeve. A nuk ka kjo ndonjë domethënie për të ardhmen kristiane?” J. I. Paker, Kristianizmi Sot, 22 qershor 1992

    Nill C. Uilson : “Megjithëse është e vërtetë se ekzistonte një periudhë në jetën e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë kur kjo bashkësi pati një këndvështrim të dallueshëm kundër katolikëve romakë...ai këndveshtrim … tani i është dorëzuar plehrave historikepër aq sa i takon Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë.  Nill C. Uilson , ish-president i Konferencës së Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së Shtatë , 1974

    Si t’a shmangim damkën e bishës

    15. Si mund t’i shmangem marrjen e damkës së bishës?

    Kjo është pyetja më e rëndësishme. Zoti, në dashurinë e Tij të pakufi, na ka paralajmëruar që të mos e adhurojmë bishën dhe të mos marrim damkën e tij. Ata që marrin damkën e bishës “do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier [pa mëshirë] në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur … ata që adhurojnë bishën [nderojnë papatin nëpërmjet respektimit të së dielës] dhe figurën e saj [SH.B.A. duke imponuar respektimin e të dielës] dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj” Zbu. 14:10, 11 .

    Këto janë fjalë mjaft solemne prej Zotit. Zemërimi i tij është në përputhje me krimin. Duke nderuar të dielën, që filloi nga Satani nëpërmjet papatit, ju jeni duke u përgatitur të merrni damkën e bishës. Satani dëshiron të mashtrojë sa më shumë njerëz që të m